Mjekët kinezë janë filmuar fshehurazi, ku dëgjohet se ata ishin në dijeni sesa i rrezikshëm ishte koronavirusi që po bënte kërdinë në Wuhan.

Mirëpo, ata theksojnë se janë detyruar që të gënjejnë për të. Ekspertët e Shëndetësisë në Wuhan thonë se ata e dinin për vdekjet nga virusi që në dhjetor të vitit 2019, por vetëm në mes të janarit Kina informoi për herë të parë OBSH-në për në fatalitet.

Ata gjithashtu rrëfejnë se e kuptuan që virusi po transmetohej mes njerëzve, por spitaleve u thanë ‘të mos thoshin të vërtetën’.

Madje autoritetet refuzuan thirrjet për të hequr dorë nga festimet e Vitit të Ri, pasi kërkonin të paraqisni para syve të botës një shoqëri në harmoni dhe në prosperitet.

Top Channel