Britani/ Vetëizolohet ministri i Shëndetësisë, zbulon njoftimin që i erdhi në celular

19/01/2021 11:07

Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock është vetëizoluar pasi mori një njoftim në aplikacionin “NHS Covid” se ka qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirus.

Me anë të një njoftimi në Twitter, Hancock shkroi: “Mbrëmjen e kaluar, mora njoftim nga aplikacioni NHS Covid-19 për tu vetëizoluar, kështu që do të qëndroj në shtëpi dhe nuk do të dal deri të dielën. Ne të gjithë kemi një rol të rëndësishëm në kontrollin e këtij virusi.”

Ndërsa në një video të shpërndarë në rrjetin social, Hancock theksoi se izolimi është një prej gjërave më të rëndësishme për të ruajtur distancën, “Unë e mësova nga aplikacioni se kam qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv, kështu që do të punoj nga shtëpia për gjashtë ditët e ardhshme”.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 96,070,755 raste me COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në gjithë botën.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 24,626,441 raste deri më tani.

Ky vend ndiqet nga India me 10,582,647 raste, Brazili me 8,512,238, Rusia 3 3,612,800, Britania e Madhe me 3,433,494, Franca 2,914,725, Turqia me 2,392,963, Italia me 2,390,101 dhe Spanja me 2,336,451 raste.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel