Bilanc i zi në Britani! Ndërrojnë jetë 1610 të prekur me COVID në 24 orë

19/01/2021 22:43

Britania e Madhe ka regjistruar 1610 viktima të reja si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Bilanci i sotëm i viktimave e ka çuar totalin në 87,295.

Pavarësisht shifrave tragjike, vendi ka arritur rreth 4 milionë persona të vaksinuar, shifra më e lartë në kontinent deri tani.

 

 

 

Top Channel