FOTO/ Bëri bujë se ishte shtatzënë, Dua Lipa ‘tallet’ me emojit: Të më kafshojnë në…

19/01/2021 11:50

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa i ka mohuar zërat për shtatzëni pas postimit në Instagram ndërsa nuk ka hezituar të përdorë fjalë të ndyra.

Spekulimet nisën javën e kaluar kur u shfaq me një fustan jeshil ndërsa ishte me pushime dhe e publikoi fotografinë duke shtuar emoji, të cilat përfshinin foshnje e biberonë. Mbrëmjen e kaluar ishte e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel” ku zgjodhi ti japë fund njëherë e mirë këtyre spekulimeve duke thënë:

“Më pëlqen të gjej emoji të rastësishëm, si një shishe të vogël për bebe ose engjëj dhe xixa. Të rastësishme. Unë me të vërtetë nuk e mendova këtë dhe e postova dhe pastaj shikoja komentet që dikush thoshte, “A është shtatzënë?”. Më pas shikoja foton, shikoja komentin, shikoja foton, shikoja komentin dhe mendoja “Me siguri nuk dukem shtatzënë?”. Më pas pashë që njerëzit e kishin lidhur shtatzëninë me një mesazh të fshehtë që kisha dhënë me emojit. Dhe unë mendova, “O Zot, këto emoji duhet të më kafshojnë në të pasme”.

Më pas sqaroi se edhe nëse do të mbetet shtatzënë në të ardhmen, nuk do e bëjë publike.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel