Aksident fatal në Japoni/ “Verbohen” nga stuhia e dëborës, përplasen 130 makina (Foto)

19/01/2021 13:50

Një stuhi gjigante dëbore është bërë shkas për aksidentin e rëndë rrugor në veri të Japonisë, ku 130 makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Një person humbi jetën e 10 të tjerë mbetën të plagosur nga episodi i rëndë në autostradën e Tohokut në prefekturën Miyagi, në të cilin u përfshinë rreth 200 vete. Ekipet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë.

Japonia është përfshirë këto javët e fundit nga një i ftohtë i acartë dhe stuhitë e dëborës kanë goditur disa pjesë të vendit, ku reshjet e saj kanë qenë thuajse dy herë më të larta sesa mesatarja e pritshme. Për shkak të dukshmërisë së ulët në rrugë, autoritetet japoneze kishin vendosur një kufi shpejtësie në rrugë prej 50 km në orë.

Në kohën kur ndodhi aksidenti, erërat në zonë raportonin të mbërrinin një shpejtësi prej rreth 100km/h. Njerëzit janë bllokuar nëpër makina, dhe punonjësit e ndihmës u kanë ofruar ushqime, pije të ngrohta dhe batanije. Gjatë 24 orëve të ardhshme, në rajonin e Tohokut pritet të bjerë gati gjysmë metri borë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA