Një situatë e pazakonte është krijuar në puntatën e sotme në “PërPuthen”, ku Fationi dhe Erisi, djali i ri që i është bashkuar emisionit, u përfshinë në një konflikt.

Gjithçka nisi pasi Lediana kërkoi të largohej nga emisioni, ndërsa Erisi mori fjalën, duke thënë se shkak për këtë janë bërë pikërisht ofendimet dhe injorimet që ajo ka marrë nga konkurrentët e tjerë, duke përmendur Melisën.

Por ai u kundërshtua nga Fationi dhe mes tyre nisi një debat i fortë.

Por në një moment, Fationi u ngrit nga vendi dhe shkoi në drejtim të Erisit, ndërsa të gjithë djemtë e tjerë u ngritën për të mos i lënë ata që të përfshiheshin në një konflikt fizik, ndërsa transmetimi u ndërpre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA