Javën e kaluar ka hapur siparin rubrika më e re në “E Diell“, e quajtur “Just Dance“. Me një sukses absolut në natën e parë. Mes spektaklit, emocioneve dhe lotëve, Just Dance ka patur menjëherë impakt dhe një audiencë të jashtëzakonshme.
Konkurentët janë secili unik në mënyrën e vetë. Një diversitet karakteresh dhe aparencash janë shfaqur në këtë program, të gjithë me tipare të ndryshme, kush më i qetë e kush më impulsiv…
Këtë herë një episod aspak i zakontë ka ndodhur në dhomën e reklasit, dhomë të cilën konkurentët e përdorin për tu qetësuar dhe për të kaluar sado pak kohë me njëri tjetrinn. Gloria, vajza e cila ka rënë në sy për lukun e saj ka shpërthyer në të bërtitura, duke akuzuar Marinelën se kjo e fundit e ka ofenduar në rrjetet sociale me anë të një instagrami fallco.
Situata ka degraduar deri në prekje fizike pasi Gloria kërkonte që të kontrollonte celularin e Marinelës, e papranueshme nga kjo e fundit. Gloria dhe Marinela kanë qenë në sfidë përballë njëra tjetrës, gjë e cila duket se ka nxehur gjakrat mes njëra tjerës.
Top Channel