COVID-19 në Kosovë/ Një humbje jete dhe 267 raste të reja në 24 orët e fundit
18/01/2021 15:23
Autoritetet shëndetësore në Kosovë thonë se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.
Viktima, 74 vjeç, është nga komuna e Ferizajt.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor për situatën epidemiologjike njofton se janë shënuar edhe 267 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 1.377 mostrave të dyshimta.
Të hënën është konstatuar se nga sëmundja janë shëruar edhe 163 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.275.
Rastet e para me COVID-19 në Kosovë janë shënuar me 13 mars të vitit 2020. Që atëherë janë regjistruar 56.118 persona të infektuar. Prej tyre, 1.411 kanë vdekur ndërsa 49.432 janë shëruar.
Top Channel