Veliaj ironizon keq Bashën: Erdha me tram në Kavajë! Është kthyer në barsoletë

17/01/2021 13:07

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk i rezistoi dot dëshirës për të ironizuar edhe njëherë kreun e PD, Lulzim Basha, lidhur me një nga premtimet më të famshme të tij, poër që s’u realizua kurrë: tramin e Tiranës.

“Po shikoja një spot të ca demokratëve të zhgënjyer, kur doli Luli dhe tha: “Javën tjetër fillon trami”. Unë në fakt erdha me tram sot në Kavajë! E kuptoni tani që është kthyer në barsoletë? Pra, një meme kandidon për kryeministër, kurse memet e tjera për deputetë. E kuptoni sa qesharake është?”, u shpreh Veliaj.

Ai përmendi edhe projekte të tjera, si Bulevardi i Ri, apo Lumi i Tiranës, që sipas Bashës kanë qenë ideja e tij, por që asgjë nuk ishte bërë më parë.

“Do fillojë Bulevardi i Ri tha Luli. Kur vajta unë te Bulevardi i Ri, gjeta vetëm tabelën, s’kishte filluar asgjë dhe tani na thotëështë ideja e ime. Por kur qenka ideja jote, pse grupi yt parlamentar përleshet me policët dhe bllokon projektin? Edhe për Lumin e Tiranës e investuam ne dhe ka pesë vjet që nuk përmbytet”, kujtoi kryebashkiaku.

Top Channel