Britania vendos karantinën/ Kush hyn në vend do qëndrojë i mbyllur për 10 ditë

17/01/2021 02:03

Nga orët e para të së hënës, 18 janar, të gjithë udhëtarët që do mbërrijnë në Britani nga ajri, toka ose deti, dhe nga të gjitha vendet e botës, do duhet të dëshmojnë se kanë tampon negativë 72 orë përpara nisjes së udhëtimit. Po ashtu ata do duhet të vetizolohen për 10 ditë dhe do mund të dalin nga karantina vetëm pas pesë ditësh, nëse një tjetër tampon rezulton negativ.

Këto masa merren për të parandaluar hyrjen në Britani të çdo variant apo mutacioni të ri të koronavirusit. Nga e hëna të gjithë ato që më parë quheshin korridore ajrore me Britaninë do të mbyllen. Britania ka mbyllur fluturimet me të gjitha vendet e Amerikës Latine dhe Portugalinë.

Kur e gjithë Britania ndodhet në lokdown-in e dytë kombëtar dhe kur nivelet e infektimit janë të larta vetëm udhëtimet esenciale janë të lejuar. Rregullat e reja do të jenë në fuqi për të paktën deri në datën 15 shkurt kur qeveria britanike do rishqyrtoj situatën dhe do të vendos për hapat e mëtejshme.

Shkencëtarët kanë shprehur frikën se mutacionet e vëna re në Afrikën e Jugut dhe Brazil mund të ndërhyn në efikasitetin e vaksinave dhe shmangin pjesë të sistemit imunitar tek njeriu.

Sipas profesor John Edmunds, anëtar i Grupit qeveritar për Emergjencat dhe Këshillimin Shkencor, mutacioni i Afrikës së Jugut, është zbuluar ndërkohë në Britani, ndërsa “ka shumë gjasa” që edhe shtama braziliane të jetë importuar tashmë në Britani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA