Vaksina COVID, Manastirliu: Kontrata me Pfizer do zbatohet, mbi 10.000 doza do vijnë brenda janarit

16/01/2021 14:26

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë konferencës për shtyp këtë të shtunë u shpreh se marrëveshja me Pfizer për vaksinën do të zbatohet dhe se 10.000 mijë doza do të mbërrijnë brenda janarit.

Gjithashtu ajo tha se qeveria shqiptare po pret përgjigje nga platforma COVAX për mbërritjen e vaksinave të tjera.

Manastirliu: Ashtu sikurse jeni në dijeni, ne kemi filluar vaksinimin me mjekët e frontit të parë. Jemi në pritje të vaksinave që priten të mbërrijnë brenda muajit janar nga marrëveshja me Pfizer dhe nga COVAX. Javën tjetër mund të kemi një përgjigje në këtë platformë të COVAX për të mësuar mbi kohën kur do vijnë. Kemi shpresa që dhe nga kjo platformë ku kemi parapaguar 4 mln dollarë, ku do të vaksinojmë 500 mijë qytetarë. Nëpërmjet marrëveshjes me Pfizer presim 500 mijë doza dhe vijojmë në fund të janarit.

Ne jemi besimplotë që kontrata me Pfizer do zbatohet sipas afateve të parashikuara ku përshkruhet se ardhja e 10 mijë dozave do bëhet brenda janarit. Përsa i përket vaksinimit të 4 spitaleve ne po vijojmë. Janë rreth 1000 punonjës në 4 spitale. Janë 5000 mjekë dhe infermierë që janë më të ekspozuarit në vendin tonë, në reanimacione, urgjenca kombëtare. Me të përfunduar do kemi dhe një vaksinim të kombinuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA