Rama në Laç, inspekton rindërtimin e shkollës “Dan Bajrami”: E rilindur, si shkollë e BE…
16/01/2021 16:35
LAÇ – Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme ka qenë i pranishëm në shkollën nëntëvjeçare të rindërtuar “Dan Bajrami” e cila ishte shkatërruar nga tërmeti i nëntorit.
Në këtë shkollë pritet që të mësojnë 400 fëmijë dhe sipas kryeministrit Edi Rama, është si shkolla e Bashkimit Evropian.
“Laç, Gjorem – Në shkollën e rilindur nëntëvjeçare “Dan Bajrami”, rrënuar nga tërmeti pas dekadash vjetërsimi dhe kthyer sot në një realitet të denjë për 400 fëmijë, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale, njësoj si shkollat e Bashkimit Europian🇪🇺 📚👫😍” shkruan Rama.
Top Channel