Nexhipi pas humbjes: Vllaznia vjen në kohën e duhur, javën tjetër zyrtarizojmë 3-4 afrime të reja

16/01/2021 00:12

Drejtori Sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi ishte në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ku foli për ndeshjen me Vllazninë dhe mbi të gjitha për lëvizjet që po bën në merkato, duke premtuar afrime të reja.

Një ndeshje shumë e rëndësishme për të bërë kthesën…
Patjetër që është shumë e rëndësishme dhe madje kyçe për ecurinë e Kukësit, Po luajmë kundër Vllaznisë, skuadër që kryeson me meritë renditjen. Shpresoj që të japim maksimumin dhe të rikthehemi te fitorja.

Jemi në kohë merkatoje. Si po lëviz Kukësi?
Kemi shqyrtuar shumë alternativa dhe besoj se javën tjetër do të zyrtarizohen 3-4 futbollistë të rinj. Është pak e vështirë të gjesh lojtarë të mirë në janar, por i kemi 3-4 emra dhe besoj se do mjaftojnë për të përforcuar grupin.

Ju tremb fakti që përballeni me kryesuesen?
Të them të drejtën nuk më tremb aspak dhe mendoj se është një ndeshje që vjen në momentin e duhur. Nëse ia dalim të fitojmë, mund të bëjmë kthesën e madhe, ndaj pres të bëjmë maksimumin sot.

Top Channel