Me siguri të ftuarit e sotëm në “Shiko Kush LUAN” zor se i keni parë duke luajtur

16/01/2021 14:25

Si çdo të shtunë mbrëma spektakli i argëtimit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën edhe sonte ka përgatitur për ju një super puntatë për ju dhe familjen tuaj.

Sonte skuadrat përballen më fuqishëm se asnjëherë më parë, skuadra e kuqe me kapiten Florjan Binaj është gati në çdo sfidë, njëjtë si skuadra blu me kapiten Irgen Çela, i njohur ndryshe si Xhoda.

Mbrëmjen e sotme do të jenë të ftuar mjaft të rëndësishëm që vijnë për herë të parë në “Shiko Kush LUAN” si: Presidenti i “Federatës Shqiptare të Fubollit” Armand Duka, Presidenti i “Federatës të Fubollit të Kosovës” Agim Ademi, Anita Muçaj Haradinaj, Rudina Xhunga, Gent Fatali, Enxhi Biba, Genc Salihu dhe Aida Doçi.

Të ftuar specialë do të jenë edhe dy yjet e Tik Tok, çifti me famë ndërkombëtare Dontei and Kaory. Për të mësuar surprizat që “Shiko Kush LUAN” ka rezervuar për ne na ndajnë shumë pak orë nga ora 21:00!

Top Channel