Kukës/ Vodhi kamionçinën gjatë mesnatës, arrestohet 25-vjeçari

16/01/2021 14:30
Ilustrim

Një 25-vjeçar nga Rrogozhina ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi një mjet tip “Mercedez-Benz” gjatë mesnatës në Kukës.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të qytetit dhe pronari i mjetit ‘kamionçinë’ bëri denoncimin në polici. Forcat blu bënë të mundur arrestimin e 25-vjeçarit, i cili do të dalë para Gjykatës së Kukësit për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

I vjedh mjetin një shtetasi, arrestohet në flagrancë autori. Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S.T., 25 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë mesnatës, në lagjen nr.1, qyteti Kukës, ka vjedhur mjetin tip “Mercedez-benz” kamionçinë, në pronësi të shtetasit N.T. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “Vjedhja”.

Top Channel