Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi 22/12 00:54
Mauricio Pochettino është infektuar me COVID-19. Lajmi u njoftua nga PSG, duke specifikuar se ish-trajneri i Tottenhamit është në izolim dhe se ai do të ndjekë indikacionet e dhëna nga protokolli shëndetësor. Ai nuk do të jetë në stol të shtunën kundër Angers.
Argjentinasi mori drejtimin e parizienëve pas shkarkimit të gjermanit Tuchel 24 dhjetorin e kaluar. Edhe pse ka shumë pak kohë në krye të kampionëve Ligue 1, ai fitoi trofenë e tij të parë në Francë, Superkupën, kundër Olimpique Marseille.
Top Channel