Vangjel Dulen dhe Shpëtim Idrizin  i bashkoi opozita.  Afrimi i PDIU-së  në  koalicionin opozitar të drejtuar nga Lulzim Basha vuri në pikëpyetje qëndrimin e  PBDNJ-së në frontin opozitar,  por shumë shpejt  çamët e  Idrizit  dhe  dhe përfaqësuesi i minoritetit grek  arritën  një  kompromis të heshtur për të qëndruar bashkë në një koalicion deri ditën e zgjedhjeve

Por,  me garën elektorale në prag,  ujërat  në kampin opozitar janë trazuar sërish. Lulzim Basha i duhet të gjejë një të “mesme të artë” për dy aleatët pasi dalja e Idrizit dhe Dules  në një listë të përbashkët  duket mision i pamundur. Burime nga tryeza e negociatorëve bëjnë me dije  për  Top Channel se një ndër skenarët e diskutuar është kandidimi  i Vangjel Dules në zonën fituese të listës së PD-së në  Korçë dhe Shpëtim Idrizit në pjesën fituese të listës së demokratëve në Vlorë. Por, kjo ofertë  mesa duket nuk është e mjaftueshme për çamët e Idrizit  të cilët kërkojnë më shumë vende në Parlamentin e ri, ashtu sikurse edhe  PDBDNJ e Vangjel Dule.

Negociatat  në selinë blu  duket të vështira, ndërkohë presioni është shtuar ditët e fundit  pasi edhe republikanët e Fatmir Mediut janë të pakënaqur  me ofertën e bere vetëm për një vend te sigurte  ne listat e PD-së .  Deri me tani Lulzim Basha ka arritur  të mbylle  marrëveshje vetëm me 3 aleatë, Agrarët e Dukës, LZHK-në e Shehit dhe PDK e Nard Ndokës  duke iu dhënë vetëm një vend të sigurt për kryetarët  dhe përfaqësim me kandidatë poshtë zonës së sigurt.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA