Kina stërvitje pranë Tajvanit/ Pekini urdhëron trupat të përgatiten për luftë

15/01/2021 20:56

Televizioni shtetëror kinez njoftoi se trupat e Pekinit janë përfshirë në një stërvitje detare me zjarr real pranë Tajvanit.

Lajmi vjen në kohën kur presidenti Xi Jingping urdhëroi forcat ushtarake të vendit të jenë “gati për luftë në çdo moment”. Lajmi vjen në një kohë kur tensionet politike mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me sovranitetin e Tajvanit që Pekini ë konsideron të tijin, kanë ardhur duke u përshkallëzuar.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB mbajti një takim virtual me presidenten tajvaneze Tsai Ing-wen, të cilën e siguroi se “Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë në krah të Tajvanit”. Takimi tërboi Kinën e cila e paralajmëroi SHBA-në se “cdo përpjekje për të sfiduar parimet e saj, është e destinuar të dështojë”.

Kina i ka shtuar së fundi kërcënimet për ta vendosur ishullin nën kontrollin e saj. Në fundin e vitit të kaluar, televizioni CCTV transmetoi pamjet e një tjetër stërvitjeje ushtarake, në të cilën trupat shiheshin duke pushtuar një ishull, e kjo u interpretua si paralajmërim i qartë për Taipein.

Top Channel