![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/gruri_sd-1-800x450.jpg)
Më pak grurë në ara! Fermerët po korrin, por janë të pakënaqur me prodhimin këtë vit
20/06 18:01
Reshjet e dëborës dhe acari ka përfshirë prej disa ditësh të gjithë territorin e Shqipërisë. Mes tyre është edhe qyteti i Pogradecit, i cili ka marrë një pamje tjetër.
Duket se si të gjitha rrugët e pemët janë të zbardhura, ndërsa Liqeni ka krijuar ngricat e para. Vihet re se akset kryesore të rrugëve janë të zhbllokuara dhe nuk ka probleme në qarkullim.
Edhe banorët duket se e kanë shijuar pamjen e qytetit pranë Liqenit në këtë periudhë pasi shenjat e këmbëve kanë mbetur gjurmë në dëborë.
Top Channel