Princ William dhe Kate reagojnë mes rikthimit të skandalit të Princ Andrew
“Kur ndodhi pushtimi, forcat serbe deshën të rikshkruanin historinë. Gjyshi im ishte historian. Ai refuzoi ta bënte dhe humbi vendin e punës. T’I qëndroj deri në fund gjërave te të cilat besoj, është pjesë e asaj që unë jam sot”, në intervistën eksKluzive për revistën “Rolling Stone”, këngëtarja shqiptare që ka pushtuar botën foli për rrënjët e veta, duke rrëfyer momentet e vështira që përjetoi familja e saj nën pushtimin serb
Gjyshi i artistes së njohur, dikur ishte drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë. Ai nuk pranoi ta falsifikonte historinë siç deshën serbët. Dua tregoi se si prindërit ishin shpërngulur në Londër duke u detyruar të linin pas jetën që njihnin me pozicione mjaft të mira për të punuar nëpër bare e restorante, ndërsa shkollën e vazhdonin natën.
“Njerëzit nuk e kuptojnë shumë situatën e refugjatëve, nuk e kuptojnë se njerëzit nuk do ta linin vendin e tyre nëse nuk do të ishin vërtet të detyruar ta bënin një gjë të tillë. Plani ka qenë që gjithmonë të ktheheshim në Kosovë”, shprehet Dua.
Kur familja e saj u shpërngul, këngëtarja siç thotë, u bë vajza shqiptare që fliste shqip me theks anglez.
“Por rrënjët e mia kosovare”, u shpreh Dua, “i mbaj gjithmonë pranë zemrës e nuk druhem të flas hapur për to”.
Top Channel