2 milionë raste koronavirusi/ Gjermania kapërcen pragun e zymtë

15/01/2021 13:43

Më shumë se dy milionë raste koronavirusi janë regjistruar zyrtarisht në Gjermani që nga fillimi i pandemisë dhe 1113 janë viktimat e 24 orëve të shkuara.

Kancelarja Angela Merkel, kërkon izolim më të rreptë për shkak të përhapjes të variantit të ri britanik të virusit, më infektues dhe ka thirrur më shpejt nga sa ishte planifikuar një takim me liderët e 16 landeve të Gjermanisë, që tani do të mbahet javën e ardhshme. Nga e hëna, Bavaria ndërkohë do ti kërkojë njerëzve të mbajnë maska mbrojtëse më efikase, me filtra, në dyqane dhe transport publik dhe kjo mundësi po shqyrtohet për tu aplikuar edhe në shkallë kombëtare.

Portugalia ndërkohë, nga mesnata ka hyrë në një izolim të pjesshëm që do të zgjasë deri më 30 janar. Njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi por shkollat do të qëndrojnë të hapura e po ashtu edhe dyqanet e domosdoshme.

Në Hungari, kryeministri Viktor Orban është i gatshëm të fillojë përdorimin e vaksinës anti kovid të kinës dhe shpreson që autoriteti kombëtar i ilaçeve të marrë një vendim të shpejtë për miratimin e saj. Asnjë vend tjetër i BE nuk e ka pranuar ende vaksinën kineze. Spanja ndërkohë ka regjistruar një rritje të madhe të infektimeve me rreth 19 mijë të sëmurë me covid në spitale. Por vaksinimi po përshpejtohet dhe më shumë se 94 mijë vetë e morën injeksionin vetëm të enjten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA