Nëse Kim Cattral, ose siç e njohim të gjithë, Samanta, i ka thënë jo serive pasuese të “Sex and the City”, Jennifer Hudson, kandidohet të zërë vendin e saj.

Këngëtarja 39-vjeçare është shfaqur në film më herët në rolin e Luizës, asistentes së Carrie Bradshow. Personazhi i saj është kthyer në Shën Luis në fund të filmit, por Jennifer, do të donte ta rikthente sërish në set.

“Do të ishte diçka e bukur – ka thënë ajo – shpresoj të ndodhë kjo”.

Hudson do të zërë vendin e Samantës, vendim ky që ndoshta është marrë pasi këngëtarja ka zbuluar pagesën e yjeve, një milion dollarë për episod, por askush nuk e ka kontaktuar ende:

“Nuk e kanë bërë akoma por jam e interesuar”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë, në rrjetet sociale, Sarah Jesicca Parker ka folur për të parën herë për lamtumirën e Samantës.

“Nuk është e vërtetë që e urrej. Nuk e kam thënë kurrë këtë. Samanta, thjesht, nuk do të jetë pjesë e kësaj historie. Por do të jetë gjithnjë pjesë e jona. Nuk ka rëndësi kush jemi apo çfarë bëjmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA