Pronari i shtëpisë ngre tendë në kopshtin e qiraxhinjve dhe nuk largohet (fotot)

14/01/2021 18:09

Çifti i qiraxhinjve që jetonin prej disa muajsh në shtëpi me fëmijët e tyre, thanë se “eksperienca traumatike” u shkatërroi Krishtlindjet.

Një pronar shtëpie ka tmerruar qiraxhinjtë e tij në Australi, duke ngritur një tendë banimi në kopshtin e shtëpisë para se t’u njoftonte atyre se “Unë jam i zoti”.

Familjarët ankoheshin se “askush nuk po i ndihmon” pasi  pronari i shtëpisë Pascale Hubert dhe e dashura e tij ngritën tendën në kopshtin prapa shtëpisë dhe refuzojnë të largohen.

Qiraxhinjtë Nicky e William jetonin prej disa muajsh në shtëpinë në Yamba, New South Wales, Australi.

Çifti kishin humbur vendet e punës prej pandemisë së Covid-19, por kur Nicky gjeti pune në një spital në veri të qytetit, ata nënshkruan kontratën e qerasë $560 në javë.

Më pas Nicky thotë se mori një mesazh teksti shokues nga i zoti, pasi kishin jetuar prej më shumë se dy muajsh në shtëpi.

“Mesazhi thoshte, ‘Të dashur Nicky e William, unë jam i zoti i shtëpisë’ … nuk kishte asnjë emër, as prezantim, por vetëm thoshte ‘nga sonte, unë do të zë kopshtin prapa’.”

Nicky vazhdon më tej: “Fëmijët tanë u tmerruan, ata pyesin vazhdimisht, ‘kush janë këta?’ ndërsa ne nuk dimë çfarë t’i përgjigjemi”.

Kur qiraxhinjtë ishin kthyer në shtëpi kishin gjetur të zotin me të dashurën e tij që kishin ngritur një tendë në kopshtin e pasëm të shtëpisë.

Ata kishin regjistruar debatet me të dashurën e pronarit, e cila thoshte: “Dëgjo këtu, kokëbajgë, të kam paralajmëruar, lëvize atë makinë tani, ose do të të gjejë belaja”.

William shtoi: “Kam vënë re se kanë një kovë, ku kryejnë nevojat personale.

“Është e tmerrshme, nuk e di se ku e zbrazin. Me siguri që duhet ta zbrazin diku”.

Qiraxhinjte thane se policia dhe agjencia imobiliare nuk dine cfare te bejne.

Nicky shtoi: “Nuk mund të kontaktojmë me autoritetet prej periudhës së festave, por është dita e 11-të që ata jetojnë në kopshtin tonë. Kur kontaktuam me agjencinë imobiliare ata thanë se pronarët nuk jetojnë aty, ata thanë se kërkonin vetëm të depozitonin sende në kabinën e drurit në kopsht dhe se do të na njoftonin për gjithçka”.

“Policia na thotë se agjencia duhet t’i largojë ata”.

Disa media thonin se kopshti i pasëm i pronës nuk ishte përfshirë në kontratën e qiradhënies. Pronari i shtëpisë Pascale tha se nuk do të marrin qiraxhinj të tjerë dhe në prill do të nisin të ndërtojnë.

FOTO GALERI
1/6
Pronati i shtepise gjate debati te nervozuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA