Nga kopertinat e revistave te koshat e mbeturinave/ Ish-gruaja e yllit të “Baywatch”, e pastrehë – Aktori refuzoi ta ndihmonte

14/01/2021 11:22

Këtë javë, ish-gruaja e yllit të Baywatch-it, Jeremy Jackson u fotografua duke kontrolluar në koshat e mbeturinave.

E pastreha Loni Willison, teksa mbante veshur një xhup të zi, streçe dhe çorape të kuqe, zbathur, u duk jo fort mirë fizikisht.

Loni, një ish-modele që dikur pozonte për revistat e fitness-it mbeti e pastrehë që prej vitit 2016, ku pati një moment të vështirë në jetë. Ish e dashura e saj, Cindy Kovacs rrëfeu ekskluzivisht për “The Sun” se aktori refuzoi ta ndihmonte ish-gruan e tij, me të cilën u divorcua në 2013-ën.

“Është shumë e trishtë ajo që i ndodhi Lonit. Kurrë nuk e gjeti ndihmën që kërkonte”.

Dy vite pasi shkëputi kontaktet me familjarët dhe miqtë, 37-vjeçarja Loni u shpreh kështu për “The Sun”:

“Po ia dal mirë. Nuk dua ndihmën e askujt. Me Jeremy-n nuk kam folur. Askujt nuk i plas vërtet për mua, kështu që unë nuk dua t’i shoh, ata nuk duan të më shohin. Kam ushqim, kam dhe një vend për të fjetur. Gjej para aty-këtu. ka ushqim në kosha dhe afër dyqaneve. Ka goxha”.

Në vitin 2016, Loni humbi punën, apartamentin dhe makinën si pasojë e një gjendje të rënduar mendore. Në tetor të 2018-ës ajo u zhduk, pavarësisht tentativave të miqve për ta rehabilituar. 37-vjeçarja ndër vite është përballur me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel