Në shtëpi të re pas tërmetit/ Veliaj i dorëzon banesat e reja familjeve në Zall Herr

14/01/2021 15:41

Familjet  Zekrthi ,Vreshti dhe ajo Oruqi nga fshati Dritas i Zallherrit u ishin dëmtuar shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe sot ata kanë hyrë në shtëpitë e reja të rindërtuara nga bashkia e Tiranës .

Kryetari bashkisë Erion Veliaj u takua me kryefamiljarët  ku u shpreh se nuk i ndajmë qytetaret në te djathtë dh të majtë.

“Është e lehtë të prishësh, të shash dhe të pengosh, por është shumë e vështirë të ndërtosh, të bashkëpunosh dhe të kesh rezultat. Më inkurajon shumë fakti që po futemi në kohë rekord në shtëpitë e reja e kështu do të vazhdojmë me të gjitha familjet në Zall-Herr. Po punojmë njësoj, nga qendra në periferi. Është kollaj të bësh llogje nëpër kafene, por më e vështirë të vish në baltë për t’u siguruar që misioni realizohet me sukses”, tha Veliaj.

Duke biseduar me këta familjare  ne Zallherr Veliaj shigjetoi  ata tq cilqt deri mq tani kanq ngritur akuza ndaj bashkisë.

“Kur nuk ke prekur punë me dorë, ankohesh kollaj. Kur i numëron vilat e tua palë-palë, ankohesh pse bëhen shtëpitë e të tjerëve. Nëse ata do e ndjejnë të falin një nga vilat e tyre për një hallexhi, do e vlerësonim jashtë mase. Por, kur shtojnë të tyret dhe ankohen pse ne punojmë për ata që tërmeti i la pa shtëpi, ka një hipokrizi të madhe. Tiranën e kishin në dorë, po ashtu edhe Shqipërinë, edhe në ato vite ka pasur përmbytje, njerëzit i merrte lumi, por u desh të vinim ne që të jepnim dëmshpërblimet dhe të rregullonim lumin”, tha ai.

Top Channel