16/11 19:35
Sot ka festë në shtëpinë e artistëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani pasi feston një vjetorin djali i tyre Duam.
Kjo festë ka ardhur edhe me një këngë për vogëlushin të titulluar ”Të duam”.
“Gëzuar ditëlindjen tënde të parë dashuria ime. Këtë këngë të thjeshtë por të sinqertë mami e këndoi më shumë dashuri. Një dhuratë me tinguj zemre për ty. Të duam Duam”, ka shkruar Cani në një postim të ndarë në Instagram.
Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Albani, kurse ky i fundit është përkujdesur edhe për muzikën së bashku me Elgit Dodën.
Kënga tashmë është në YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga publiku. Përveç Duam, Miriami dhe Albani janë prindër edhe të një vajze të quajtur, Ameli.
Top Channel