Këtë vit, për shkak të pandemisë nuk do të shijojmë ceremoninë gala të ndarjes së çmimeve. Megjithatë fituesit do zgjidhen për pak ditë.

Janë 66 të nominuar për 11 çmimet e mëdha “Kult”.

Ylli Sula, president i akademisë “Kult”, i ftuar në “Shqipëria live” tha se në fund të vitit të kaluar janë mbyllur listat e të nominuarve, pas një përzgjedhjeje me shumë kujdes.

Brenda dy tre ditëve të ardhshme do të zgjidhen fituesit”.

Eno Melkani, fitues i çmimit “Dokumentari i vitit”, në 2019-ën e vlerëson akademinë “Kult” si organizim shumë i rëndësishëm për artistët.

Fitues është ai që vjen në sallë, është i vetmi konkurs që artistët mblidhen dhe kuptojmë cilët janë librat, muzika, aktorët e mirë.

Akademia duhet të bëjë thirrje për të gjithë ata që prodhojnë, dhe  të ketë më shumë informacion për krijimin që prezantohet, që juria të shohë si realizohet”.

Koço Qëndro, fitues i çmimit “Aktori më i mirë i vitit”, në 2019 me rolin e Kopracit, tregon se ky çmim mbylli karrierën e tij. “Jam shumë i lumtur, me këtë çmim unë mbylla karrierën time në skenë, gati 7 dekada”.

Më poshtë mund të njiheni me 66 nominimet e këtij viti për çmimet “Kult”.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel