Dua Lipa është shtatzënë? Këngëtarja ‘bombardohet’ me pyetje nga ndjekësit (FOTO)

14/01/2021 11:43

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka nxitur spekulime se është në pritje të një fëmije me postimin e fundit në Instagram.

Ndjekësit e saj nuk hezituan ta ‘bombardonin’ me pyetje nëse është shtatzënë. Këngëtarja 25-vjeçare, e cila ndodhet në pushime në Meksikë me të dashurin e saj 21-vjeçar Anwar Hadid, postoi një fotografi me një fustan jeshil. Por përshkrimi që bëri ishte plot me emoji që përfshinin arushë, biberonë, foshnje dhe para, gjë që nxiti menjëherë reagime.

“Është ajo shtatzënë?”, “Vetëm unë mendoj që është shtatzënë? Të dua Dua Lipa”, janë disa prej komenteve që janë bërë në fotografinë e këngëtares.

Ende nuk ka një reagim nëse do të jetë në pritje të fëmijës së parë, së bashku me modelin e famshëm Anwar Hadid. Prej disa muajsh, ata po përjetojnë romancën e dashurisë dhe me postime të ndryshme në rrjete sociale tregojnë se janë tepër të lumtur.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel