Basha i shqetësuar për korrupsionin/ Rama i përgjigjet me fjalët e Topallit: Si ka mundësi që në kohë tërmeti shton dy vila?

14/01/2021 14:15

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetin Instagram një video, ku shfaqet kreu opozitës Lulzim Basha duke shprehur shqetësimin për korruptimin e politikës.

Këtij shqetësimi të Bashës, Rama i jep përgjigje jo vetë por përmes një deklarimi të Jozefina Topallit.

Si ka mundësi që në kohë të tërmetit i shton dy vila?”.

Fushata elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit duket se do të jetë e kushtëzuar nga Covid 19 e në të tilla kushte, video të tilla do të jenë të shpeshta duke i përqendruar më së shumti mesazhet politike në rrjetet sociale, në të cilat kryesocialisti ka një dominancë në raport me udhëheqësit e tjerë të politikës shqiptare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Top Channel