Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një person, dhunohet me sende të forta roja i një objekti

13/01/2021 09:50

TIRANË- Një  plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur tek ish-parku i autobusëve, ndërsa në konflikt janë përfshirë disa persona. I plagosuri është një 42-vjeçar dhe ka marrë një plumb në këmbë. Po ashtu është dëmtuar me sende të forta edhe roja i një objekti.

Ka dyshime që ngjarja të ketë ardhur si pasojë e një konflikti të çastit mes një ndërtuesi dhe disa personave  të tjerë.

Lajmi në përditësim…

FOTO GALERI
1/6

Top Channel