Si u krye ekzekutimi në SHBA: E dashur zonjushë, do t’ju bëjmë një injeksion…

13/01/2021 22:25

“E dashur zonjushë Montgomery, ju informojmë se është vendosur dita kur do të zbatohet dënimi juaj..është 13 janari 2021 dhe do t’iu bëjmë një injeksion vdekjeprurës…”.

Kjo ishte letra e dërguar gruas të parë të ekzekutuar në SHBA prej 70 vjetësh në nivel federal, Lisa Montgomery. Edhe pse pati thirrje nga e gjithë bota për t’i kursyer asaj jetën, Gjykata nuk u lëkund. Krimi i Lisës ishte i tmerrshëm: në 2004-ën, mbyti një 29-vjeçare shtatzënë, i hapi barkun e i mori foshnjën, një vajzë që u quajt Victoria e që sot jeton me të atin.

Lisa u arrestua menjëherë, dhe tetorin e 2007-ës, u dënua me vdekje. Një vlerësim i mjekëve psikiatër, që nxirrte në pah problemet mendore kishte shtuar një ditë më parë shpresat e kundërshtarëve të dënimit me vdekje. Por ai në fund, nuk pati asnjë efekt. Ekzekutimi u krye ashtu siç ishte planifikuar.

Nga 50 shtete në SHBA, dënimin me vdekje e kanë në fuqi 29 prej tyre. Pastaj ekziston dhe niveli federal që përfshin edhe krime si tradhëtia e lartë ndaj kombit dhe atentatet kundër presidentit.

Top Channel