Manchester United nuk e lë t’i ikë shansi për t’u shkëputur i vetëm në krye të Premier League-s. Në javën e 17-të të elitës së futbollit anglez, “Djajtë e Kuq” fituan minimalisht në fushën e Burnely-t, për të marrë një trikpiësh shumë të rëndësishëm, duke zhvedosur në vendin e dytë pikërisht kampionët në fuqi të Liverpoolit, për të cilët “themb” shumë disfata me Southamptonin.

Në stadiumin “Turf Moor” vendosi goli i francezit Paul Pogba në pjesën e dytë, i shërbyer nga Rashford.

Minutat e fundit të ndeshjes ishin shumë emocionuese, madje kryesori u njoftua nga sistemi VAR për një rast të dyshimtë në zonën e Manchester United, por për fatin e mirë të “Djajve të Kuq” arbitri nuk dallloi elementë të mjaftueshëm për 11-metërsh.

Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer tashmë kryeson e vetme me 36 pikë, tri më shumë se “The Reds”.

Sukses shumë i rëndësishëm edhe për Evertonin (ruan vendin e katërt) 1-2 në fushën e Wolves. Për skuadrën e Ancelottit shënuan nga një gol në çdo pjesë Iwobi dhe Keane, që zhvlerësuan golin e Neves në minutën e 14-të.

Top Channel