Padia për mitingjet në zgjedhje/ Kushtetuesja pranon të shqyrtojë kërkesën e republikanëve

13/01/2021 19:12

Kolegji i  Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të pranojë kalimin për shqyrtim të padisë së bërë nga  Kryerepublikani Fatmir Mediu  kundër  masave kufizuese për shkak të Pandemisë.

Partia Republikane  ka goditur në Gjykatën Kushtetuese  vendimin e Komitetit Teknik te Ekspertëve,  i cili ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave në vende të hapura apo të mbyllura , ceremonitë e festave, ceremonitë  martesore e mortore, përfshirë  edhe  konferencat, tubimet dhe mbledhjet  partiake.

Në padinë  e depozituar, republikanët vlerësojnë se vendimi për të ndaluar takimet partiake  dëmtojnë  opozitën në prag të fushatës  dhe favorizojnë Partinë Socialiste, kryetari i së cilës është Kryeministri  i vendit, i cili lejohet të marre pjesë në aktivitete publike duke krijuar në këtë mënyrë pabarazi në garë elektorale.

Republikanët janë njoftuar përmes një shkresë se Gjykata ka pranuar të shqyrtojë   kërkesën e tyre pa dhënë datë se kur parashikohet  të zhvillohet seanca, ndërsa  i ka i ftuar të paraqesin argumente  shtesë  deri më datë 19 Janar.

Top Channel