Juventusi, sikurse Interi, vuajti shumë për të siguruar një vend në çerekfinale të Kupës së Italisë. Zonja e vjetër arriti të mposhtte 3-2 Genoan në “Allianz Stadium” vetëm pas kohësh shtesë, me 90 minutat që u mbyllën 2-2.

Dy golat e shpejtë të bardhezinjve të shënuar nga Kulusevski (2’) dhe Morata (23’) dhanë përshtypjen se kjo ndeshje do të ishte shëtitje për vendasit, por nuk ndodhi kështu. Cziborra shkurtoi në 2-1 diferencën pa u mbyllur pjesa e parë, ndërsa Melengoni me golin e shënuar në minutën e 74-t nxiti tension në radhët e bardhezinjve, që nuk patën qartësinë e duhur për të mbyllur kualifikimin brenda 90 minutave lojë.

Për të shpëtuar Juventusin nga turpi mendoi 21-vjeçari tunizian Rafia, që realizoi golin e fitores në minutën e 105-të i shërbyer nga Morata. Edhe pse kishte menduar ta kursente Ronaldon, duke e mbajtur në stol, Pirlo e aktivizoi portugezin në minutën e 88-të, kur situata u në shumë serioze. Në çerekfinale Juvja do të përballet me fituesin e çiftit Sassuolo-SPAL.

Top Channel