“Më vendosi armën në kokë, më goditi me grusht dhe më përplasi në mur”, dëshmia tronditëse e gruas së reperit të famshëm

13/01/2021 10:25

Detaje tronditëse janë zbuluar për reperin e famshëm Dr.Dre, i cili ndodhet në një spital të Los Anxhelosit pasi pësoi aneurizmë në tru. Pak para kësaj ngjarje, gruaja me të cilën është në proces divorci, Nicole, e akuzoi për dhunë fizike dhe psikologjike.

55-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Andre Young, mbajti një armë në kokën e saj, e goditi me grusht në fytyrë, e përplasi në mur dhe e ngriti në ajër duke e ngritur nga qafa, thuhet në dokumentet e prokurorisë, të siguruara nga Daily Mail.

Ndërsa Dr. Dre i kundërshtoi akuzat e saj duke thënë: “Nuk kam abuzuar apo kërcënuar Nicole gjatë 24 viteve të martesës”. Por sipas Nicole, deklaratat e ish partnerit janë “gënjeshtra”.

“E kam shpjeguar me detaje abuzimin që Andre ka kryer ndaj meje gjatë marrëdhënies sonë më shumë se 25 vjeçare. Andre vendosi armën në kokën time dy herë, më 8 Janar të vitit 2000 dhe më 20 Nëntor të vitit 2001. Ai më goditi dy herë në kokë në vitin 1999 dhe në 2000. Ndërsa në vitin 2016 theu derën e dhomës ku unë po fshihesha nga abuzimi i tij.

Andre ka shkatërruar verbalisht dhe emocionalisht personalitetin tim në atë pikë sa ende vuaj nga sindroma e stresit post-traumatik”, rrëfeu Nicole para policisë.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA