TIRANË- Mali i Dajtit është zbardhur nga dëbora. Kjo është hera e dytë për këtë vit që mali i Dajtit dhe vargmalet e Krujës zbardhen nga dëbora.

Edhe pse në dukje një dëborë e lehtë, mali i Dajtit ka marrë një kurorë të bardhë ndërsa mësohet se shumë persona kanë shkuar për të parë dëborën.

Javën që lamë pas ka pasur reshje të dendura shiu që sollën edhe përmbytje, por ndërprerja e shiut është shoqëruar më ulje të temperaturave dhe rikthimin e dëborës.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA