Vdekjet nga koronavirusi në Britani mbërritën një nivel rekord me 1.564 jetë të humbura brenda 24 orësh.

Por autoritetet pretendojnë se infektimet e reja nga ata tjetër janë stabilizuar. Kryeministri Boris Johnson tha se masat e izolimit me qëllim luftën ndaj sëmundjes “kanë nisur të tregojnë rezultat”, por ai sërish nuk i përjashtoi masat shtesë në vend. Johnson tha se kufizimet janë “duke u rishikuar vazhdimisht”.

Sipas tij, qendrat e vaksinimit do të nisin së funksionuari 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, “sa më shpejt që është e mundur”. Më shumë se 2.5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit në Angli, ndërsa mbi 412.000 banorë të Britanisë është thënë të kenë marrë edhe dozën e dytë.

Nën masat aktuale të izolimit, banorët e Anglisë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për arsye të domosdoshme. Aty përfshihet blerja e ushqimit, stërvitja në natyrë apo puna, nëse nuk mund të kryhet nga shtëpia.Masa të ngjashme janë duke u aplikuar edhe në Skoci, Uells, dhe Irlandën Veriore. Johnson u shpreh mes tjerash se “është ende shumë herët” për të vendosur rreth lehtësimit të masave në mesin e muajit shkurt, duke thënë se “duhet të punojmë shumë për të arritur aty”.

Top Channel