Top Story/ Gledis Nano: Hetim i vështirë, ne i trajtuam si shkelës të ligjit dhe jo si besimtarë mysliman

12/01/2021 22:47

Pas një hetim 1-vjeçar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u bë arrestimi i personave, që dyshoheshin se rekrutonin dhe dërgonin shtetas shqiptarë për të luftuar në Siri. Ishte 11 mars i 2014 kur forca policie do të “mësynin” në dy xhami në kryeqytet që në orët e para të mëngjesit. Ata kishin informacione se disa persona po rekrutonin luftëtarë për në Siri duke përdorur besimin.

“Unë them që ka qënë një hetim i vështirë që na ka marrë kohë, specifik në llojin e tij. Me disa subjekte që ruheshin dhe kamufloheshin në të gjithë aktivitetin e tij.

Subjekte që doni si e si ti shmangeshin institucioneve ligjzbatuese. Hetimi ka patur vështirësit e saj, si hetues I cështjes kam shumë djeni për cfarë ka ndodhur. Por në respekt të proceseve që janë të lidhura me atë hetim edhe pse është gjykuar në të tre shkallët e gjyqësorit do mundohem që të jem sa më konciz në ato që do të them pa i cënuar ato procese” – u shpreh Gledis Nano, Drejtor i Anti-terrorit në Policinë e Shtetit.

Ndërhyrja e policisë në këtë formë do të kundërshtohej nga besimtarët që frekuentonin këto xhami. Ata pretendonin se të gjitha këto ishin një goditje për fenë dhe se personat në fjalë nuk kishin lidhje me terrorizmin.
“Besimtarët i kanë arrestuar se janë mysliman”

“Them se cështja në reagimin publik u menaxhua dhe u kuptua qartë se me kë kishim të bënim jo vetëm pjesa ligjizbatuese apo e institucioneve të tjera por edhe instancat e tjera shtetërore që e kanë për detyrë të monitorojnë këtë aktivitete fetar, reaguan në format dhe në mënyrat e tyre. Për të bërë me dije komunitetit apo publikun se këta persona nuk kanë lidhje apo nuk janë arrestuar apo hetuar si besimtarë të fesë ismale por si shkelës të ligjit” – Gledis Nano, Drejtor i Anti-terrorit në Policinë e Shtetit

Personat e ndaluar dhe të dënuar në atë periudhë ishin 9. Megjithatë lista e personave të shpallur në kërkim ishte edhe me e madhe.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA