“Menaxhuam situatën e shkaktuar nga moti i keq”/ Balluku: Investimet dhe masat e marra në kohën e duhur ndikuan pozitivisht

12/01/2021 16:19

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Administratori i OSHEE dhe Drejtorin Rajonal të OSSH ndodhej në zonën e Farkës, për të inspektuar riparimet e defektit që shkaktoi shembja e një masivi dheu, i cili dëmtoi katër daljet e para të katër fiderave që furnizojnë me energji elektrike zonën e Sanatoriumit, Qytetin Studentin si dhe zonën përreth.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi se e gjithë situata u menaxhua në mënyrën më të mirë të mundshme, falë masave të marra në kohën e duhur, duke shmangur në këtë mënyrë një rëndim të mëtejshëm të gjendjes.

Ministrja vlerësoi investimet që janë bërë në mënyrë të studiuar vitet e fundit, pa të cilat situata do të kishte qenë e vështirë për t’u përballuar, ndërsa përgëzoi edhe agjencitë e tjera të sektorit energjetik, por edhe të infrastrukturës për angazhimin maksimal në përballimin e situatës.

Ndërsa, drejtori Jahja sqaroi se janë marrë masat për furnizimin e këtyre zonave përmes nënstacioneve të tjera, ndërsa grupet e punës po punojnë për riparimin e defektit për t’a kthyer situatën në normalitet të plotë brenda një kohe sa më të shpejtë.

Në ditët në vijim, sipas parashikimeve, pritet të ketë një ulje të temperaturave, për këtë arsye grupet e punës së OSHEE janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo zonë ku do të evidentohen problematika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA