Masakër në Puerto Rico/ Momentet kur një person qëllon mbi policinë e i shtyp me makinë (Fotot)

12/01/2021 11:50
Momentet e sulmit ndaj policisë

Tre policë janë vrarë në Porto Riko, kur një automekanik hapi zjarr mbi ta dhe shtypi me makinë njërin prej tyre në autostradë.

Autorit mundi të arratisej pavarësisht që e tërë policia në San Juan ishte ngritur në këmbë për ta kërkuar, e raportohet se edhe një polic tjetër është në spital dhe se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Gjithçka ndodhi në orët e para të pasdites në Expresso Roman Baldorioti de Castro, në autostradën që lidh San Juanin me aeroportin kryesor dhe destinacionin e preferuar të pushuesve të plazheve me rërë.

Të shkrepurat e plumbave dhe frenimi i gomave janë filmuar nga veturat që ishin në lëvizje.

Guvernatori Pedro R. Pierlouis nga Porto Riko tha se hetuesit do të bëjnë të pamundurën që vrasësin ta nxjerrin para drejtësisë.

Emrat e policëve të vrarë nuk janë zbuluar, duke pretenduar se dy prej tyre ishin policë komunalë e i treti në nivel federal. kryetari i San Juan, Miguel Romero Lugo, dha urdhër që flamujt të ulen në gjysmështizë në nderim të të rënëve në krye të detyrës.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel