Madonna sfidon koronavirusin, udhëton me të dashurin 26 vjeçar dhe fëmijët në 5 shtete (Foto)

12/01/2021 11:50

Ylli i popit, Madonna ka sfiduar ndalimet e udhëtimeve për shkak të koronavirusit dhe ka vizituar 5 shtete në vetëm 3 javë.

Ajo udhëtoi nga Los Anxhelos për në Londër, më pas në Malavi dhe Kenia në Afrikën lindore si pjesë e një udhëtimi dimëror. Këngëtarja 62-vjeçare shoqërohej nga i dashuri i saj Ahmalik Williams, 26 vjeç dhe 5 fëmijët e saj.

Në Vigjilje të Krishtlindjeve, ajo, Williams dhe katër fëmijët e adoptuar udhëtuan nga Los Anxhelos drejt Londrës. Aty u takuan me djalin më të madh të artistes, 20-vjeçarin Rocco, fëmijën e vetëm nga martesa me Guy Ritchie.

20-vjeçari iu bashkua për të vizituar Afrikën. Më 28 Dhjetor, të gjithë udhëtuan për në Malavi, ku Madonna  adoptoi katër fëmijët.

 

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA