Kritikat për paraqitjen joformale të zëvendës presidentes të zgjedhur të SHBA-së, Kamala Harris/ Redaktorja jep argumentet pse u bë kjo zgjedhje 

12/01/2021 18:27

Redaktorja amerikane e Vogue, mbrojti revistën pas kritikave ndaj portretit të zëvendës presidentes të zgjedhur në kopertinën e revistës.   

Imazhi tregon zonjën Harris të veshur me një veshje joformale përfshirë xhinse dhe një palë atlete Converse.

Përdoruesit e mediave sociale kanë kritikuar Vogue për ndriçimin dhe stilin e “larë” të fotografisë, duke thënë se nuk pasqyron arritjet e zonjës Harris.

Por Anna Wintour, redaktorja e Vogue tha se fotot kishin për qëllim të theksonin suksesin e Harris.

Ne nuk duam asgjë përveç të festojmë fitoren mahnitëse të nënkryetares së zgjedhur, Kamala Harris dhe të tregojmë këtë moment të rëndësishëm për historinë e Amerikës dhe veçanërisht gratë me ngjyrë në të gjithë botën,” tha zonja Wintour në një deklaratë për New York Times.

Ajo gjithashtu mbrojti vendimin e Vogue për të përdorur fotografinë për kopertinën e muajit shkurt, në vend të një portreti me kostum zyrtar.

Një anëtar i ekipit të zonjës Harris tha se stafi i Vogue, përfshirë zonjën Wintour, ranë dakord të shfaqnin imazhin në kopertinë. Por zonja Wintour mohoi që të ishte bërë ndonjë marrëveshje zyrtare.

“Të gjithë ne ndiheshim shumë, shumë fort se portreti më pak zyrtar i nënkryetarit të zgjedhur me të vërtetë reflektonte momentin në të cilin po jetonim,” tha zonja Wintour.

Burime nga Vogue i thanë New York Times se imazhi i Kamalas, mund të përdoret si kopertinë për një botim të veçantë.

Të dy fotografitë janë realizuar nga Tyler Mitchell i cili, në vitin 2018, u bë fotografi i parë me ngjyrë që shkrepi për një kopertinë të Vogue.

Top Channel