Kohën e fundit, në rrjetet sociale ka qarkullon lajmi se Kim dhe Kanye nuk janë më duke treguar disa fakte që e vërtetojnë. Në fakt, në fotot e fundit të yllit të “Keeping Up With The Kardashans” shfaqet pa unazën e martesës.
Kim Kardashian ishte pa unazën e saj të martesës në një numër postimesh në Instagram,ku 40 vjeçarja tregonte getat e reja të markës së saj.
Fansat menjëherë dalluan se në dorën e majtë të Kim, mungonte shkëlqimi i diamantit që burri i saj Kanye West i kishte dhuruar.
Megjithatë, shumë prej ndjekësve nuk u habitën, pasi çifti është në qendër të thashethemeve për një divorc.
Kjo shënon herën e dytë këtë muaj që Kim nuk ka unazën e martesës në postimet e saj.
Para kësaj, Kim e la unazën e saj ndërsa festonte Krishtlindjen memotrën Kourtney Kardashian me katër fëmijët e saj dhe pjesa tjetër e familjes Kardashian-Jenner. Hera e fundit që fansat e panë Kim duke mbajtur unazën e martesës në rrjetet sociale ishte më 14 dhjetor, kur ajo modeloi SKIMS Backless Shapewear.
Megjithatë ka të tjerë që thonë se Kim zgjedh të postojë pa unazën sepse i pëlqen të pozojë me një “pamje të pastër”, pa aksesorë.
Top Channel