“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm
Petrit Haskasa kërkon që ngjarja të zbardhet plotësisht dhe të dënohet fajtorët që shkaktuan vdekjen e vajzës së tij.
Artenida Haskasa punonte në pozicionin e oficeres së sigurisë në portin e Durrësit.
I pyetur në “Shqipëria live”, nëse vajza kishte folur për probleme në punë, Përparimi përgjigjet: “Punonte në port prej rreth 10 muajsh. Kishte ankesa për shoferët e kamionave që lëvizin me shpejtësi, lëviznin në mënyrë të pakonhtrolluar . Kishte probleme me ngacmimet nga shoferët, kur i kërkonte dokumentat”.
“Është një ngjarje tragjike që do të na ndjekë gjithë jetën. Unë dua drejtësi, jam shpresplotë se autoritetet përkatëse do të bëjnë hetimin e plotë të ngjarjes”, thotë babai i 25 vjeçares.
39-vjeçari nga Malisheva e Kosovës përplasi punonjësen e forcave të sigurisë portuale, pasi ajo hapi traun që trajleri që 39 vjeçari drejtonte të hynte në port.
Moti i keq duket se ka ndikuar në këtë lëvizje të shpejtë që ka qenë fatale për punonjësen.
Shoferi nga Malisheva ndodhet nën arrest dhe pritet të kryhet hetimi i plotë nga policia.
Top Channel