Protestat e dhunshme në SHBA/ Papa Francesku: Prej dhunës nuk fitohet asgjë

11/01/2021 14:52

Papa Françesku gjatë lutjes së tij ditën e diel i ka bërë thirrje të gjithë udhëheqësve amerikanë që të promovojnë pajtimin kombëtar pas asaj që ndodhi ditën e mërkurë në protestën e dhunshme, e cila i mori jetën edhe 5 personave.

“Unë i nxis autoritetet e shtetit dhe të gjithë popullsinë të mbajnë një ndjenjë të lartë përgjegjësie në mënyrë që të qetësojnë shpirtrat, të promovojnë pajtimin kombëtar dhe të mbrojnë vlerat demokratike të rrënjosura në shoqërinë amerikane”, tha Papa.

Ai është shprehur shumë  i tronditur nga ngjarja në SHBA, ku theksoi se dhuna është gjithmonë vetë shkatërruese dhe se prej saj nuk fitohet asgjë.

Protesta e ditës së mërkurë në SHBA, erdhi si pasojë e manifestimeve të mos rënies dakord të mbështetësve të Donald Trump për certifikimin si president të Joe Bidenit.

Top Channel