Përmbytjet në Tajlandën Jugore/ 3 të vdekur e 2 të plagosur

11/01/2021 11:07

Të paktën tre presona humbën jetën, ndërsa më shumë se 62 mijë të tjerë u evakuuan si rezultat i shirave të dendur në Tajlandën jugore.

Në një deklaratë, Departamenti i Parandalimit dhe Zbutjes së Katastrofave të vendit tha se reshjet e dendura të shiut që nga 4 janari kanë prekur mijëra familje në provincat Narathiwat, Pattani, Yala dhe Songkhla.

“Deri më sot, tre viktima u raportuan, ndërsa dy të tjerë u plagosën“, thuhet në deklaratë.

Departamenti tha se 13 pika të evakuimit u hapën, kurse ekipet e shpëtimit janë angazhuar për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve, si dhe kujdesen për familjet e prekura.

Sipas tij, zyrtarët gjithashtu sollën makina për largimin e ujit në zonat e përmbytura për të shpejtuar procesin e kullimit.

Top Channel