Grabitësja e bebes në bark, gruaja e parë që ekzekutohet në SHBA në 70 vjet (Fotot)

11/01/2021 18:02

Lisa Montgomery, e dënuar me vdekje, ka vrarë Bobbie Jo Stinnett në Missouri, SHBA në 2004. Më 12 janar ajo do të marrë injeksionin fatal në burgun Terre Haute në Indiana.

E njohura si “grabitësja e mitrës”, do të bëhet gruaja e parë që ekzekutohet në vend në rreth 70 vjet.

52 vjeçarja vrau një grua shtatzënë dhe më pas i preu barkun për t’i vjedhur beben që e mori për vete.

Ajo mori dënimin me vdekje për vrasjen e 23 vjeçares Bobbie Jo Stinnett në dhjetor 2004 dhe do të jetë gruaja e parë që ekzekutohet që prej vitit 1953.

Ekzekutimi i saj mund të jetë i fundit pasi presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka denoncuar publikisht dënimin me vdekje.

Ndërkohe nuk dihet nëse ai mund të ndalojë ekzekutimet federale para se të vijë në zyrë këtë muaj.

Montgomery kishte mbytur viktimën e saj tetë-muajshe shtatzënë me një copë litari, para se të vidhte beben e saj duke i prerë barkun me thikë.

Prokurorët thanë se ajo e mori peng beben dhe përpiqej të tregonte se ishte bebja e saj.

Ajo kishte njohur viktimën e saj online, dhe udhëtoi më shumë se 250 km drejt shtëpisë së saj në Skidmore për të kryer aktin pervers.

Avokatët e Montgomery dhe aktivistë të tjerë kanë kërkuar ndryshimin e dënimit të saj në burgim të përjetshëm.

Por të tjerë kanë thënë se ajo është një vrasëse e pashpirt.

Meagan Morrow, shoqe e vjetër e viktimës, tha për mediat: “Bobbie meritonte të ishte këtu me ne dhe familjen e saj sot. Ndërsa Lisa meriton të paguajë.”

Gjysma-motra e Montgomery, Diane Mattingly, ka bërë thirrje për ndalimin e ekzekutimit të saj, duke thënë se vrasësja është abuzuar nga e ëma dhe të dashurit të saj.

FOTO GALERI
1/3
23 vjeçarja Bobbie Jo Stinnett u vra në dhjetor 2004

Top Channel