Arnold Schwarzenegger e konsideron Trump “presidentin më të keq”. Krahason trazirat në Capitol me nazizmin në Gjermani

11/01/2021 11:55

Të dielën, 73 vjeçari, postoi një video duke denoncuar presidentin e SHBA, Donald Trump dhe trazirat që shpërthyen në Capitol Hill, gjatë kohës kur ligjvënësit u mblodhën për të vërtetuar votat e kolegjit elektoral për fitoren e Joe Biden në nëntor.

Unë jam rritur në Austri, jam shumë i vetëdijshëm për ‘Kristallnacht’ ”.

Ishte një natë inati kundër hebrenjve e kryer në vitin 1938 nga nazistët, tha ish guvernatori Republikan në një video-mesazh. “E mërkura ishte një ditë e tillë këtu në Shtetet e Bashkuara.

Unë u rrita në rrënojat e një vendi që pësoi humbjen e demokracisë. Unë kam lindur në 1947, dy vjet pas Luftës së Dytë Botërore. Duke u rritur unë isha i rrethuar nga burra të thyer që donin të hiqnin fajin e tyre për pjesëmarrjen në regjimin më të keq në histori”, kujtoi aktori.

Schwarzenegger vazhdoi të hedhë fajin te Trump për pretendimet e pabaza të mashtrimit të zgjedhjeve dhe “mashtrimit të njerëzve me gënjeshtra”.

Babai im dhe fqinjët tanë u mashtruan gjithashtu me gënjeshtra dhe unë e di se ku të çojnë gënjeshtra të tilla,” tha ai. “Presidenti Trump është një udhëheqës i dështuar. Ai do të hyjë në histori si presidenti më i keq ndonjëherë.”

Burimi: People

Top Channel