Një tërmet ka goditur Vanuatu që ndodhet pranë Unazës së Zjarrit në Oqeanin Paqësor  

Kjo është një zonë me aktivitet të lartë sizmik, duke shkaktuar shpërthime të rregullta vullkanike dhe tërmete.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), një tërmet me magnitudë 6 ka goditur 49 km në lindje të Lakatoro, Vanuatu dhe 194 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të vendit ishull Port Vila.

Epiqendra ishte në një thellësi prej 160 kilometrash. Asnjë paralajmërim për tsunami nuk është lëshuar nga autoritetet deri më tani.

Gjithashtu nuk ka pasur raporte për dëme ose viktima të shkaktuara nga dridhja.

Top Channel