Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjitha të hapura e të kalueshme nqarkun e Elbasanit dhe fatmirësisht situata nuk është problematike.

Në aksin Elbasan-Librazhd dhe Gramsh-Moglicë ka pasur rënie gurësh e inertesh për shkak të reshjeve të shumta. Gjithashtu ka rënie aluvionesh në Cërrik-Gramsh dhe rënie dherash në Pishkash.

Në Njësinë Administrative Orenjë të Bashkisë Librazhd po punohet nga ana e OSHEE për riparimin e defekteve në furnizimin me energji elektrike.

Lumenjtë Shkumbin e Devoll kanë prurje por jo problematike. Edhe përroi Zaranikës në Elbasan ka pasur rritje të prurjeve por pa dhënë probleme.

Njoftimi i plotë:

Miremengjesi. Sipas informacioneve te marra sot ne oren 8.30 ne qarkun Elbasan situata eshte si me poshte: Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjitha te hapura, te kalueshme. Per shkak te shirave kanpasur renie guresh inertesh ne aksin Elb-Lib, dhe Gramsh-Moglice. Renie aluvionesh ne Cerrik-Gramsh, dhe renie dherash ne Pishkash te Librazhd-Q.Thane. Ne Nj.A Orenje Bashkia Librazhd po punohet nga ana e OSHE per riparimin e defekteve ne furnizimin me energji elektrike. Lumenjte Shkumbin e Devoll kane prurje por jo problematike. Edhe perroi Zaranikes ne bashkine Elbasan ka pasur rritje te prurjeve por pa dhene probleme.

Top Channel